Në një takim që pati sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa me shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në.
Mustafa ka folur për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave.
Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën ka vlerësuar rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.
Në takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua edhe për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë. /Insajderi.com