Veterani i luftës në Kosovë drejton luftën e Britanisë kundër ISIS - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Veterani i luftës në Kosovë drejton luftën e Britanisë kundër ISIS

    Insajderi
    01 February 2016 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëresha e Anglisë dhe kryeministri David Cameron kanë nënshkruar vendimin nëpërmjet së cilit vendosin që marshalli i forcave ajrore Stuart Peach të ekipin ushtarak të Britanisë në luftën kudër ISIS përkatësisht në Libi.

    Me titullin “Sir” që në Britani u jepet personaliteteve tepër të rëndësishme për vendin, Peach kishte bërë bujë për punën e tij gjatë luftës në Irak dhe Kosovë, transmeton gazeta angleze Mirror.

    Ai do të drejtoj një ekip prej 1 mijë ushtarëve ajror dhe trefishin e tyre si këmbësorë në luftën e përbashkët të perëndimit kundër të ashtu quajturit Shtetit Islamik, raporton Isnajderi.

    Një nga arsyet e emërimit të Peach në këtë pozitë, raporton Insajderi, është performanca e tij me ushtarët britanik dhe të NATO-s në luftën në Kosovë dhe kohën e bombardimeve.

    Edhe pse 59 vjeçar, ai është një nga ushtarakët më të njohur dhe të respektuar në forcat ajrore.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark