Veterani i luftës që mbijeton duke mbledhur kanaçe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veterani i luftës që mbijeton duke mbledhur kanaçe

    Insajderi
    06 June 2022 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dora që dikur i mbante mitralozin e lehtë në frontin e luftës së fundit në Kosovë, sot grumbullon kanaçe për ekzistencë.

    Kjo është rutina e veteranit të UÇK-së, Veli Morina nga Gllareva e Klinës që nga viti 2010.

    53 vjeçari që në kushte të jashtëzakonshme përballoi armikun, me shumë vështirësi po lufton varfërinë në kohë paqeje.

    Fytyra e lodhur nga sfidat e jetës edhe më tutje nuk po njeh dorëzimin.

    Por dëshpërimi është pjesë e pandashme e punës së tij që krahas mundit të madh nuk paguhet.

    E kur flitet për eksperiencën e tij si ushtar i Brigadës 113, Mujë Krasniqi, Morina së pari veshi uniformë që e rikthen 23 vite pas sa gëzonte këtë epitet.

    Ky i fundit ka të gjitha dokumentet e mundshme që vërtetojnë se ishte veteran e madje nga ajo kohë gëzon disa foto.

    Pavarësisht që çdo ditë përballet me kushte të vështira për jetesë, pishman për pjësmarrjen luftë nuk është aspak, e madje nga distanca përshëndet protestën e organizuar nga bashkëluftëtaret e tij.

    Për gjithë këtë situatë ky i fundit fajëson Qeverinë.

    Veliu jeton në një strehë që nuk plotëson as kushtet minimale për jetesën e një familjeje 4 anëtarëshe.

    Të rrezikuar nga dukuritë natyrore, e në mungesë të plotë të komoditetit Veli Morina i cili është një nga çlirimtarët, kërkon ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark