Vetëvendosja ka kërkuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosja ka kërkuar shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

    Insajderi
    22 February 2024 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëpërmjet një konference për media Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të martën në Kuvendin Komunal të Prishtinës, teksa kanë kërkuar shkarkimin e kryesuesit, Pëllumb Bajqinovci nga LDK-ja.

    Asamblistja Nora Kelmendi ka bërë thirrje për pjesëmarrje pa dallim në këtë seancë, të cilën e ka vlerësuar si mund për funksionalizim të Kuvendit.

    Lëvizja Vetëvendosje me përkrahje edhe të partive tjera opozitare, ka iniciuar kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin pikë të rendit të pikës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka thënë ajo.

    Shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se Kuvendi ka qenë i bllokuar dhe jo funksional tash e dy muaj.

    Siç e dini prej datës 8 shkurt, kur PDK bëri të ditur daljen nga koalicioni me LDK-në në Prishtinë të paktën zyrtarisht, nuk ka një shumicë qeverisëse. Kjo po shihet sa i përket drejtorive komunale, ku shumica e drejtorëve janë nga LDK, një subjekt që në zgjedhjet e fundit komunale në Prishtinë i kishte fituar jo më shumë se 26% të votave, sot ka 100% pushtet në ekzekutiv”, ka deklaruar ai. /RTK


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark