Vetëvendosja në vetëmohim, me video propagandistike mohon aferën e rezervave shtetërore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosja në vetëmohim, me video propagandistike mohon aferën e rezervave shtetërore

    Insajderi
    28 August 2023 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video që lavdëron punën e Qeverisë Kurti dhe synon t’i vë në hije skandalet e saj.

    Në këtë video, e cila u shpërnda në rrjete sociale, synon të mohojë aferën me rezerva shtetërore dhe atë të ambasadorit Martin Berishaj, duke i quajtur “ide imagjinare” të opozitës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Hodhën në ajër ide imagjinare për afera gruri, afera vaji, afera Martini, afera këso e aso, dhe kur panë që asgjë s’po ngjet. Dolën me audioincizime të militantëve të tyre për të provuar baltosjen e njerëzve tanë në institucione. Asnjë provë a dëshmi, por vetëm shpifje ndaj qeverisë që nuk po ua lag fytin si qeverisjet e kaluara”, thuhet ndër të tjera në videon e Vetëvendosjes.

    Përkundër tendencave për mohim, deri më tani janë të arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe Ridvan Muharremi, miku i kryeministrit Albin Kurti.

    Ky i fundit dyshohet të jetë ftuar si “kumbar” i ndërmjetësimit të MINT-it me kompaninë polake dhe turke.

    Në dosjen e Prokurorisë Speciale thuhet se pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

    Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

    Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se biznesmeni Ridvan Muharremi ishte personi kyç që kishte zhvilluar negociatat me operatorët ekonomikë për blerjen e grurit, vajit e sheqerit.

    Për tre të dyshuarit, tashmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark