Një grup i të rinjve nga Zvicra me prejardhje nga Kosova kanë arritur në Prishtinë në protestat e pavarësisë.
Televizioni zviceran SRF, ka ndjekur historinë e tyre nga qytete të ndryshme deri në Prishtinë, ku ata thonë se kanë ardhur të ndihmojnë të afërmit e tyre për të bërë një revolucion.
Këta të rinj, shumica të shkolluar në Zvicër, punojnë në kompani të suksesshme, por mendjen e kanë ta ndihmojnë Kosovën.
“Gjenerata e dytë, kosovar me pasaporta zvicerane”, fillon rrëfimi i SRF.
Emisioni Rundschau i ka kushtuar vëmendje ecjes së shtetit të Kosovës, e që nga koha kur ministri i jashtëm i Kosovës dhe kandidati për president, Hashim Thaçi, shkon në Rambuje.
Në një nga herët e rralla ku Thaçi flet në gjuhë të huaja: “pa UÇK nuk ka as liri”. Heroi i pavarësisë së Kosovës, megjithatë është bërë figurë problematike dhe protestuesit në sheshet e Prishtinës thonë “poshtë qeveria”.
Albin Kurti, themelues i lëvizjes vetëvendosje thotë se Kosovës i duhen njerëzit e diasporës për të ndërtuar një Kosovë më të mirë.
Televizioni publik zviceran ngrit edhe çështjen e radikalizmit të Kosovës, por edhe bashkimin me Shqipërinë.
“Ne duam që të kemi një mundësi për të zgjedhur dhe jo të kemi bashkim më Shqipërinë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, shqiptarët e Zvicrës, disa prej të cilëve janë pjesë e Partisë Socialiste, mendojnë se Kosova ka nevojë për ndryshime.
Por, jo plotësisht pajtohet, Peter Hug, sekretar i përgjithshëm për marrëdhënie ndërkombëtare i Partisë Socialiste të Zvicrës thotë se pjesa e përdorimit të masave radikale nuk i pëlqen.
“Ne kryesisht pajtohemi, por ndoshta 80 për qind”, thotë ai.
Kosova në krizë politike është futur kur opozita kundërshtoi marrëveshjet me Serbinë.