Vetëvendosja përpiqen ta ndërlidhin Kurtin me UÇK-në, por nuk gjejnë foto të tij me uniformë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosja përpiqen ta ndërlidhin Kurtin me UÇK-në, por nuk gjejnë foto të tij me uniformë

    Insajderi
    17 February 2025 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje, për nderë të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë një foto të Albin Kurtit duke ia dedikuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Përgjithmonë UÇK”, shkruan në postimin me të cilin ka shpërndarë edhe një fotografi të Kurtit, i shoqëruara me veprimtarin Adem Demaçi, shkruan Insajderi.

    Ndonëse, në fotografi  shihen edhe disa ushtarë me uniformë të UÇK’së, Kurti nuk ka të veshur uniformën e asnjë simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Opozita në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK’së. Madje PSD’ja e kishte cilësuar Kurtin si “veteran të rrejshëm”.

    Kurti ishte cilësuar po ashtu si njeri kundër veteranëve të UÇK’së pasi kishte kontestuar numrin e tyre. E edhe duke përjashtuar veteranët nga paga minimale.

    Kjo duket edhe tek komentet që ka marrë ky postim.  Shumë qytetarë, kanë komentuar se si Kurti është kundër UÇK’së.

    “Mos e njollosni UÇK me ketë njeri”, thotë një komentues.

    E një tjetër ironizon statusin e Vetëvendosjes “Përgjithmonë kundër UÇK-së!”, shkruan ai./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark