Vetëvendosja rrezikon humbje kuadrosh, Bahtiri: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosja rrezikon humbje kuadrosh, Bahtiri: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK’në

    Insajderi
    26 June 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është deklaruar kundër çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK.

    Në një intervistë për RTV21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenit deputet nëse ndodh një gjë e tillë.

    ‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heq dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj periudhe pas luftës.”, ka thënë ai.

    Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta mbështesin një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, nuk ka treguar nëse ka kushte se a duhet të jetë kryeministër Albin Kurti apo Bedri Hamza.

    “Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

    Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

    “Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark