Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që në fillim ka paraqitur qëndrimin kundër që të diskutohet për gjendjen e minatorëve të Minierës së Trepçës dhe pagat për policë. Deputetët e këtij subjekti politik kanë votuar kundër propozimit të opozitës që të diskutohet për minatorët e policët.
Me 36 vota kundër dhe shtatë abstenime, nuk u aprovua mocioni i deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, që kërkoi të diskutohej për minierën e Trepçës, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërkaq, në propozimin e Besnik Tahirit të AAK-së morën pjesë vetëm 84 deputetë. 50 nga ta e abstenuan.
Për kalimin e këtyre dy mocioneve nevojiteshin 63 vota.
Kundër dy propozimeve të opozitës paraprakisht ka dalë kundër shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se seanca duhet të vazhdojë me rendin e caktuar të ditës. /Insajderi.org/