Vetëvendosje: AAK nuk është konsultuar me ne për protestën e 14 majit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: AAK nuk është konsultuar me ne për protestën e 14 majit

    Insajderi
    08 April 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk është konsultuar fare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për caktimin e datës së protestës së 14 majit.

    “As nuk jemi konsultuar dhe as nuk kemi biseduar mes vete për këtë”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

    Vetëvendosje beson se veprimet e pakoordinuara rrezikojnë të dobësojnë përpjekjen opozitare.

    “Kosova ka nevojë për protesta dhe ato do të ndodhin pashmangshëm. Por protestat duhet të jenë të organizuara mirë dhe të mbahen në kohën e duhur. Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë ta dobësojnë përpjekjen opozitare dhe të rezultojnë me protesta jo mirë të organizuara dhe jo të fuqishme e masive”.

    Protesta e tri partive opozitare që u anulua më 26 mars pritet që të mbahet më 14 maj, porse kësaj radhe data e protestës është caktuar vetëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Kjo parti ka njoftuar se ka caktuar këtë datë pas konsultimeve me forumet partiake, dhe ka thënë se do të konsultohet edhe me partitë e tjera opozitare në mënyrë që protesta të bëhet sa më masive./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark