
Vetëvendosje përmes një njoftimi për medie, thekson se Kushtetuesja nuk ka pasur guxim të merret me argumentet që janë parashtruar në kërkesën e partive opozitare lidhur me këtë çështje.
“Aktvendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është absurd, kontradiktor dhe i pabazë. Gjykata me këtë rast po dëshiron të i ikë përgjegjësisë që ka, duke mos guxuar ta trajtojë lëndën”, thotë parita më e madhe opozitare.
Sipas VV-së, Gjykata ka rënë në kundërshtim me “vendimin e vetë paraprak, për rastin Pacolli”.
“Kjo na tregon se Gjykata Kushtetuese nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet, dhe vendimet që merr domosdo ju shkojnë për shtati atyre”, thuhet në reagimin e partisë opozitare.
Hashim Thaçi pritet ta marrë detyrën e presidentit këtë muaj nga presidentja e deritanishme e Kosovës, Atifete Jahjaga. /Insajderi.com