Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se përgjegjësi për dështimin e shndërrimit të FSK-së në ushtri është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një konferencë për media ku është folur për tërheqjen e projektligjit nga ana e Presidentit Thaci, Selimi ka thënë se ushtria mund të bëhet temë diskutimi në Bruksel.
“Mos koordinimi mi me Qeverinë, Opozitën, FSK-në, e u vuri në rrezik partneriteti më ndërkombëtarët dhe e rrezikoi edhe formimin e Ushtrisë. Sot jemi këtu për ta bërë përgjegjës Hashim Thaçin për mos formimin e Ushtrisë”, ka thënë Selimi.
Ai ka thënë se nisma e presidentit ka qenë një farsë që ka vënë në rrezik të ardhmen e FSK-së.
Të premten, presidenti Thaci zyrtarisht tërhoqi nga kuvendi projektligjin për ushtrinë pas presioneve të parnterëve ndërkombëtarë./Insajderi.com