Vetëvendosje e akuzon PDK'në se i bleu tortë Simiqit për ditëlindje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e akuzon PDK’në se i bleu tortë Simiqit për ditëlindje

    Insajderi
    29 June 2025 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka akuzuar deputetët e grupit parlamentar të PDK’së se i kanë bërë dhuratë një tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Zyba këtë akuzë e ka hedhur me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, ku pretendoi se torta erdhi përmes një asistenti të një deputeti të PDK’së.

    “Befasia e seancës së sotme nuk ishte mosvotimi nga ana e opozitës, por ‘befasia’ që grupi parlamentar i PDK-së i kishin bërë deputetit të Listë serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij. Tortja për të erdhi përmes një asistenti/këshilltari të grupit parlamentar të këtij subjekti”, thuhet në postimin e tij.

    Postimi i Zybës është shpërndarë edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

    “PDK-ja tortë për Listën Serbe?”, ka mbishkruar Murati.

    Në anën tjetër, koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka përmendur emrin e deputetit Elmi Reçica.

    “Elmi Reçica nuk rri duarkryq”, ka shkruar ajo.

    Sidoqoftë, ish-kryesuesja e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Mimoza Kusari, ishte koordinuar me deputetin në fjalë lidhur me projektligje të ndryshme, përfshirë edhe atë të veteranëve. Për këtë ishin publikuar edhe përgjime. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark