Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar një aksion simbolik para Radio Televizionit të Kosovës, të cilin e kanë quajtur “Ministri të Propagandës”.
Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar punën e televizionit publik, që sipas tyre është në shërbim të politikës ditore.
Javë më parë, partia më e madhe opozitare publikoi një fotografi të portalit të RTK-së, ku shihej se si kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, që njëherësh është edhe kryetar i PDK-së, është në 11 lajme në këtë portal brenda një kohë të shkurtë.
Së fundi, VV e ka akuzuar RTK-në për mos thirrjen në intervistë të kryetarit të kësaj partie, Visar Ymeri.