Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria po provon ta kthejë në tryezë temën e demarkacionit më Malin e Zi, duke shtuar se Vetëvendosje nuk do ta lejojë një gjë të tillë.
Këto deklarime Ymeri i bëri gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.
“Por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo dëmtim të tillë, që është katastrofal për tërësinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak”, ka thënë Ymeri.
Në këtë drejtim, Ymeri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur planifikimin e organizimit të aktiviteteve, siç i quajti ai, të rezistencës.
“Kërkoj, në cilësinë e kryetarit, nga të gjithë ju, që ta keni prioritet organizimin e aksioneve e protestave që do të ndërmarrë Lëvizja kundër demarkacionit. Sepse së bashku, nëse tregojmë të njëjtin vetësakrifikim, kemi për ta ndalur sërish. Me çdo kusht”, tha Ymeri.