Vetëvendosje furnizon MZHE-në me thëngjill - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje furnizon MZHE-në me thëngjill

    Insajderi
    05 February 2016 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për t’i rikujtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjetike të vendit, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar thëngjill sot para kësaj ministrie.

    Ky aksion është bërë në kundërshtim të marrëveshjes që Qeveria e Kosovës ka arritur me kompaninë amerikane Contour Global për privatizimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, njofton përmes një komunikate për media ky subjekt politik.

    Sipas Vetëvendosjes, “ndërtimi dhe pronësomi i termocentralit “Kosova e Re” nga një kompani private, do t’i rrisë çmimet e energjisë elektrike për mbi 50%.”

    “Kjo ngase profitet për “Contour Global” do të sigurohen duke rritur tarifat”, thuhet në komunikatë.

    “Ky privatizim po ndodh pas dështimit total që rrjedhojë nga privatizimi i KEDS-it, i cili rezultoi me ngritje të çmimeve të energjisë elektrike, përkeqësim të kushteve të punës për punëtorët si dhe mungesë totale e investimeve në sektorin e energjetikës”./Insajderi

     

     

     

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark