Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Emri i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ai i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk figurojnë në këtë listë.
Ndërsa listën e kryesojnë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Donika Gërvalla.
Deri më tani për këtë vendim nuk ka reagim nga Bislimi e as nga Aliu.