Vetëvendosje kërkon debat në Kuvend për rezultatin e PISA-s – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje kërkon debat në Kuvend për rezultatin e PISA-s

    Insajderi
    07 December 2016 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka kritikuar qeverinë për rezultatin e Kosovës në vlerësimin e PISTA-s.

    Në një konferencë për media deputetë të kësaj lëvizje kanë thënë se do të iniciojnë një debat në Kuvendin e Kosovës për rezultatet alarmante të edukimit vend.

    Deputeti Mytaher Haskuka, duke folur për këto rezultate tha se nxënësit e Kosovës janë shtatë vite prapa me nxënësit e Singaporit.

    “Një nënës në shkollën fillore është me dije të barasvlershme më një nxënës që në shkollën të mesme”, ka deklaruar ai, duke e vlerësuar Kryeqytetin e  Prishtinës si komunën e vetme që po tenton të ndryshon gjendjen në arsim.

    Ndërkaq, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Arsim të Kuvendit Sami Kurteshi ka vlerësuar se prapa rezultatit alarmant të Kosovës qëndron qeverisja e keqe që nga paslufta, dhe inkuadrimi i politikanëve në arsim.

    “Për këtë gjendje pjesë të fajit bartin shumë aktor që kanë punuar në këtë që nga pas lufta, përgjegjësi bien nga qeveritë që nuk kanë punuar sa duhet, kjo situate që gjendjen e arsimit e kanë parë relativisht duhet të shërbejë si një moment kthese, së pari ne duhet të kuptojmë se gjendja në arsim është shumë e rëndë, përmirësimi nuk mund të ndodhe me “qeverinë pronto”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark