Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve që gjuajtën me gurë Kuvendin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve që gjuajtën me gurë Kuvendin

    Insajderi
    07 April 2016 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi, janë arrestuar sot nga Policia e Kosoves, gjatë kohës që po mbahej seanca për inaugurimin e Hashim Thaçit si president.

    Aktivistët e VV-së, besohet se kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së kuvendit në momentin kur Thaçi duke u betuar para deputetëve.

    “Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

    “Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, ka thënë partia më e madhe opozitare në vend./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark