“Sunny Hill Festival” fillon sot dhe për katër ditë do të sjell emra të mëdhenj të muzikës botërore.
Të shtunën, me datën 06 gusht është dita e tretë e këtij festivali dhe siç kan njoftuar faqja zyrtare e tyre, artistët që do të performojnë janë: Pintat, Ledri, Lumi B, Lluni, Semi, Nushi, Dj Flow, Lekë, Liburn, Kamal, Dj First, Dj Bannz, shkruan Insajderi.
Mirëpo pikërisht në këtë datë Lëvizja Vetëvendosje, siç duket ka vendosur t’i bëjë konkurrencë Festivalit të Sunny Hill, pasi ka organizuar një ndejë të shtalbave në Qytetin e Ferizajit.
Kjo ndejë do të organizohet në nderë të mërgatës dhe janë ftuar nga LVV bashkatdhetarët që të marrin pjesë në Ndejën e Shtalbave.
Por që organizimi i kësaj ndeje nuk do të jetë i thjeshtë pasi do të jetë prezentë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ndejën do t’a bëjë madhështore prezenca e KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, z ALBIN KURTI”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë i LVV-së:
Të dashur bashkatdhetarë,
Të nderuar aktivistë !
Ju ftojmë në organizimin tanimë tradicional të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Ferizaj me Mërgatën tonë
NDEJA E SHTALBAVE
Bisedat, këngët e bukura shqipe, ushqimet tradicionale, lojërat e argëtimi do të na shoqërojnë në këtë takim.
Ndejën do t’a bëjë madhështore prezenca e
KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
z ALBIN KURTI
MINISTRAVE/EVE TË QEVERISË SË REPUBLIKËS
DEPUTETËVE/EVE të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Mirë u takofshim !