Vetëvendosje krenohet me “pranverën në Prishtinë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje krenohet me “pranverën në Prishtinë”

    Insajderi
    28 April 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fotografi e bërë lagjes “Ulpiana” nga ajo që njihet si “perspektiva e zogut” në të cilën shfaqet parku i kësaj lagjeje me bari të gjelbër është marrë si shembull nga Lëvizja Vetëvendosje për të treguar sipas tyre, punën që po bëhet për gjelbërimin e Prishtinës.

    “Nën pushtetin e VETËVENDOSJE!-s në Komunën e Prishtinës, hapësirat e gjelbra janë rritur. Prishtina po gjelbërohet”, është shkruar në përshkrimin e fotografisë.

    Por qytetarë të shumtë nuk kanë ngurruar që të komentojnë se kjo lagje dhe ky park gjithmonë në stinën e pranverës ka pasur pamjen e njëjtë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark