Vetëvendosje rikthehet në Kuvend falë Mogherinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje rikthehet në Kuvend falë Mogherinit

    Insajderi
    04 May 2016 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi parlamentar i VV-së pas mbledhjes së mbajtur në ora 14:30 kanë thënë se do të jenë prezent në seancën solemne për liberalizim të vizave.

    Pjesëmarrjen në këtë seancë e ka konfirmuar për lajmi.net Frashër Krasniqi, zëdhënës i VV-së, i cili ka thënë se partia më e madhe opozitare do të rikthehet në Kuvend dhe se “të gjithë deputetët e Vetëvendosjes do të marrin pjesë në këtë seancë solemne”.

    Kuvendi i Kosovës pritet që nesër në orën 16:00 të mbajë seancën solemne që ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark