Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që t’i rikthehet Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili ka mbajtur të hënën një konferencë për media ku i pranishëm ishte edhe deputeti Glauk Konjufca.
Ymeri ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë opozitë ashtu sic ka bërë cdo herë ndërsa ka nënvizuar se kundërshtimi i tyre ndaj marrëveshjeve për demarkacionin dhe asociacionin do të rritet.
Në anën tjetër, deputeti Konjufca ka thënë se Vetëvendosje po kthehet në kuvend meqë sipas tij, qeveria dëshiron që sa më shpejtë të sjellë në kuvend miratimin e marrëveshjeve.
Vetëvendosje dhe dy partitë e tjera opozitare – AAK dhe NISMA – tash e disa muaj kanë bojkotuar seancat e kuvendit.