Vetëvendosje kundër protestës që kundërshton demarkacionin dhe “zajednicën” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje kundër protestës që kundërshton demarkacionin dhe “zajednicën”

    Insajderi
    14 May 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, protestojnë sot kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Protesta pritet të mbahet nga ora 14 në sheshin e Prishtinës.

    Por, Lëvizja Vetëvendosje që kishte nisur protestat kundër Asociacionit, sot nuk proteston. Madje, është shprehur kundër kësaj proteste.

    Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

    Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark