Vetëvendosje lëshon 'pe'? Ky ishte propozimi i Kusari-Lilës për partitë politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje lëshon ‘pe’? Ky ishte propozimi i Kusari-Lilës për partitë politike

    Insajderi
    28 June 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka propozuar në këtë takim me liderët e partive politike për ta hedhur në votim çështjen e asaj se si duhet të procedohet tutje, pra për mënyrën e votimi.

    Ajo ka thënë se as këtë ofertë nuk e kanë pranuar partitë opozitare.

    “Kam dhënë propozim që të paktën, të kthehemi një hap mbrapa dhe të pyesim seancën për mënyrën e votimit. S’e pranuan as këtë. Pse kjo qasje  tyre, s’ka as sqarim logjik, e as politik. Kjo formë e kjo situatë nuk sjell ndjesi të mirë. Pakënaqësitë janë në rritje”, ka thënë Kusari-Lila.

    Dy zgjidhjet e tjera nga VV, kanë qenë procedimi me votim të fshehtë, ose rrëzimi i votimit të fshehtë, me kusht që votohet Haxhiu për kryetare të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark