Vetëvendosje më 2010: KFOR’i është si struci, i fute veshët në lesh kur digjen kufijtë e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje më 2010: KFOR’i është si struci, i fute veshët në lesh kur digjen kufijtë e Kosovës

    Insajderi
    11 December 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia që udhëheqë shtetin, Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë një deklaratë goxha të fortë para 12 viteve. Saktësisht, në korrik të 2010’ës, pushteti e quajti KFORI’in struc dhe se i futë veshët në lesh kur digjen kufijtë e Kosovës nga Serbia.

    “Kur digjen kufijtë e Kosovës nga Serbia, KFOR-i i fut veshët në lesh. Nuk sheh as dëgjon. Po sikur struci. KFOR-i nuk e çan kokën kur strukturat paralele të Serbisë i okupojnë gjykatat në veri. As kur ata hedhin granata dore e shtijnë me kalashnikovë për t’i pengur shqiptarët që t’i ndërtojnë shtëpitë e tyre të shkatërruara atje. KFOR-i të shikon e dëgjon nganjëherë.” – thuhet në postim.

    Vetëvendosje kishte thënë se KFOR’i e ka shëndrruar Kosovën në kopsht zologjik.

    “Nëse je shqiptar, ai sillet si Vëlla i Madh. Nëse je strukturë paralele e Serbisë sillet si partner. Të gjitha reklamat e KFOR-it u drejtohen vetëm shqiptarëve. Madje edhe ajo ku tregohen muskujt. Nganjëherë ato u drejtohen të dy palëve – maces dhe qenit. KFOR-i është rojtari i Kosovës që e ka shndërruar në kopsht zoologjik”, kishte shkruar LVV.

    Tutje, në postimin e 2010-ës thuhet se KFOR’i kërkon çarmatosjen e shqiptarëve dhe toleron militarizimin e Serbisë.

    “KFOR-i është për stabilitetin e rajonit. Stabilitet që kërkon çarmatosjen e shqiptarëve dhe toleron militarizimin e Serbisë. Ky është stabiliteti i Rezolutës 1244. Stabilitet i gjendjes ekzistuese. Stabiliteti i të dobëtit, i varfërisë, stabiliteti i shitjes së pasurive të Kosovës. Por, sipas KFOR-it ti duhet të rrish i qetë. Të mos bëzash. Sepse Vëllai i Madh po të shikon!”, përfundon postimi i VV’së në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark