×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje ndëshkon asamblistin e arrestuar të Suharekës

    Insajderi
    30 June 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridon Fandaj, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, është pezulluar nga partia e Albin Kurtit.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e kanë konfimruar njerëz të afërtë me Fandajn.

    Vendimi është marrë pas arrestimit të Fandaj nga Policia, pas dyshimeve për dallavere me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar sot ekskluzivisht mbi arrestimin e Fandajt, dhe për lidhjet e tij me partinë e Kurtit.

    Ndërkohë, të njëjtit i është caktuar sot gjatë ditës masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    E njëjta masë i është shqiptuar edhe Ingrit Kuçit, anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje – dega në Suharekë.

    Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta ka zbuluar sot se ne mesin e 11 persona e arrestuar ka qenë edhe Kuçi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark