Vetëvendosje njofton për arrestimin e një aktivisti të tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje njofton për arrestimin e një aktivisti të tyre

    Insajderi
    21 April 2016 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të enjten se mbrëmë pas mesnate është arrestuar aktivisti Lulzim Gjaka.

    Sipas Vetëvendosjes, Gjaka është arrestuar në kufirin me Shqipërinë dhe atij i janë caktuar 30 ditë paraburgim.

    “Mbajtjet e tilla të aktivistëve, konfirmojnë se ekzistenca e aktivizmit konsiderohet rrezik për ekzistencën e pushtetit. Përndjekja e aktivistëve, e cila po bëhet me urdhra politikë është e papranueshem për secilën shoqëri demokratike. Tashmë, janë mbi 380 arrestime që prej nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme në Bruksel dhe Vjenë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

    “Për një shtet të drejtë, ndalimi i arrestimit të aktivistëve është hap urgjent të cilin duhet ta bëjë ky pushtet që po rrëshqet kah autoritarizmi.”

    Ne kërkojme ndalimin e arrestimeve të padrejta të aktivistëve. Ne kërkojmë lirimin e mënjehershëm të Lulzim Gjakës, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark