Vetëvendosje orkestron linçim ndaj të birit të heroit që mori shumë vota nga diaspora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje orkestron linçim ndaj të birit të heroit që mori shumë vota nga diaspora

    Insajderi
    04 March 2025 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka orkestruar sulmet ndaj kandidatit të LDK’së, Hysen Çekaj, i cili arriti rezultat në votat e diasporës duke siguruar edhe ulësen e deputetit. Hysen Çekaj është i biri i ish-komandantit të UÇK’së, Sali Çekajt, i cili ishte edhe pjesë e Betejës së Kosharës.

    Sali Çekaj ka qenë befasia e votave me postë, i cili ka arritur të sigurojë fiks 12 mijë vota, duke qenë i dyti më i votuar në LDK, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Këtë rezultat të të birit të heroit e kanë interpretuar si manipulim me vota akterët nga radhët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Faton Peci, si ministri më i votuar i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ka pretenduar se Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK’së, ia ka rritur artificialisht votat dhe ka “porositur vota për të dëgjueshmit e tij në parti”.

    Peci ka përgatitur edhe një sulm për mediat, duke i akuzuar si të porositura.

    Para disa muajve, hibridët e disa mediave, me porosi të kryetarit të LDK-së dhe përmes disa të rinjve 30-vjeçarë të partisë, patën bërë një seri sulmesh ndaj meje dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kryetari i LDK-së, në “debatet” e porositura në mediat e tyre, në emër të luftës kundër korrupsionit, pat premtuar se do ta linçonte publikisht cilindo që nga partia e tij do ta keqpërdorte besimin dhe do të korruptohej.

    Paralelisht me deklaratat e tij, ai personalisht po e përgatiste veprimin më korruptiv të mundshëm – inxhinieringun e votave me postë, sipas thënies “me një t’rame, shumë t’vrame”: t’ia rriste artificialisht votat partisë dhe ta ndërronte përbërjen e grupit të deputetëve duke porositur votat për të dëgjueshmit e tij në parti. Rezultatet e planit të tij tashmë po bëhen publike.

    Nuk ka krim më të madh se t’ia vjedhësh mandatin një partie apo kandidatëve të partisë që e drejton”, ka thënë ndër të tjera ai.

    LEXO EDHE:

    Në anën tjetër, Alim Rama, sekretari i VV’së, ka thënë se ky proces zgjedhor është i kurdisur për Çekajn.

    Mijëra fletëvotime të fotografuara nga vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë një tregues se votimi për Çekajn dhe të tjerët është i kurdisur dhe i manipuluar siç duket nga një grup i organizuar. Në këto fletëvotime dallohet qartë një shabllon i përsëritur: votat shkojnë për kandidatët me numër Lumir Abdixhiku 1, Kujtim Shala 2, Doarsa Kica Xhelili 3, Hysen Çekaj 80, ndërsa më pas kandidatëve të tjerë si: Bahrije Hyseni 99, Alban Zogaj 22, Gazmend Muhaxheri 5, Jeta Rafuna Hasani 45, dhe Fatmir Asllani 61. Kjo shpërputhje e votave bëhet edhe më e dukshme kur shikohet dallimi mes votave të LDK-së në komuna të caktuara, siç është rasti i komunës së Skenderajt, ku numri i votave përmes postës nga mërgata 497 e tejkalon numrin e votave të marra në Kosovë 419”, shkroi ai.

    Ai madje akuzoi për falsifikim me vota.

    Sipas tij shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn duken kopje.

    Pjesë e orkestrimit ka qenë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka pretenduar se ekzistojnë argumente të shumta që tregojnë se LDK ka manipuluar votat me postë.

    Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme. Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë“, ka thënë ai.

    LEXO EDHE:

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar të gjitha votat me postë të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në platformën elektronike të tyre.

    Nga 100 për qind të votave të numëruara me postë, Lëvizja Vetëvendosje prin me 31,963 vota apo 51,57 për qind të tyre, shkruan Insajderi.

    Pas VV’së është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18,933 vota apo 30,55 për qind të tyre.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me 5,878 vota apo 9,48 për qind.

    Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2,000 të votave me postë apo 3,23 për qind të tyre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark