Vetëvendosje padit KQZ-në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje padit KQZ-në

    Insajderi
    01 December 2016 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se e kanë paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Kjo padi u ngrit nga shefi i asambleistëve të kësaj lëvizjeje, Qëndron Kastrati për shkak të siç tha ai zëvendësimit të jashtëligjshëm të një anëtareje nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Klan Kosova.

    Bëhet fjalë për zëvendësimin e Lirijeta Rexhepi-Lecit me Egzona Podvoricën.

    “E paditura, me datën 13 tetor 2016 ka nxjerrë vendimin 804-20162 me të cilin ka bërë zëvendësimin e anëtares së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, znj. Lirijeta Rexhepi-Leci, duke e zëvendësuar atë me znj. Egzona Podvorica’.

    “E paditura në vendimin e saj ka bërë zëvendësimin e të lartëpërmendurës duke u mbështetur në inicimin e procedurës së zëvendësimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës z. Halim Halimi. Në arsyetimin e vendimit të të paditurës, e paditura thekson se zëvendësimi është bërë nën arsyen senj. Lirijeta Rexhepi-Leci ka munguar prej 3 (tre) muaj rresht në seancat e Kuvendit të Komunës”, thuhet mes tjerash në padi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark