Vetëvendosje paralajmëron konferencë para seancës nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje paralajmëron konferencë para seancës nesër

    Insajderi
    10 July 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëvendosje ka njoftuar se të premten do të mbajë një konferencë për media në ora 10:30, gjysmë ore para fillimit të vazhdimit të seancës së 45-të konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

    Konferenca do të mbahet në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ndërsa nuk janë dhënë detaje për temat që do të trajtohen.

    Që prej zgjedhjeve të mbajtura tre muaj më parë, Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare për të përmbyllur konstituimin e Kuvendit.

    Bllokada ka ndodhur në komisionin për votimin e fshehtë të kryetares së propozuar për Kuvendin, Albulena Haxhiu, e cila ka dështuar të zgjidhet në 44 tentativa radhazi, por nuk është tërhequr nga kandidatura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark