Vetëvendosje po mbledhë nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme sonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje po mbledhë nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme sonte

    Insajderi
    23 January 2017 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se nuk ka kuptim të dialogohet me Serbinë pas të gjitha këtyre provokimeve.

    Sipas tij, këto nuk u bëjnë përshtypje krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, prandaj edhe thonë se dialogu është zgjidhja më e mirë karshi Serbisë.

    “Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit”, ka shkruar Ymeri në facebook.

    “Në asnjë mënyrë nuk bën që tash të vazhdojë dialogu. Kjo përveç se e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës serbe te UNESCO”, ka shtuara ai.

    Sipas tij, nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashërendimit kombëtar. Këto, siç thotë ai, nuk bëhen bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi.

    “Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog. Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark