Lëvizja Vetëvendosje pritet të protestojë sot para Pallatit të Drejtësisë me pretendimin siç thotë ky subjekt, “për padrejtësinë e sistemit përballë aktivistëve opozitarë”.
Drejtues dhe aktivist të këtij subjekti prej vitesh ballafaqohen me drejtësisë për shkak të veprave penale që kryejnë gjatë protestave dhe aksioneve protestuese. Dhjetëra aktivistë janë arrestuar, akuzuar e dënuar gjatë këtyre vjetëve. Së fundi shumica e deputetëve të VV-së janë arrestuar për shkak të hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës dhe protestave të dhunshme në rrugë.