Vetëvendosje reagon ndaj kryeredaktorit të RTK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje reagon ndaj kryeredaktorit të RTK-së

    Insajderi
    01 October 2016 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një reagimi zyrtar, VV e quan skandaloz faktin që një kryeredaktor i televizionit publik t’ia mohojë të drejtën e intervistës “liderit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë”, raporton Insajderi.

    “Është skandaloze që kryeredaktori i mediumit publik, post publik që ka përgjegjësi publike ndaj të gjithë qytetarëve dhe votuesve të të gjitha subjekteve, të vendosë për arsye personale t’ia ndalojë kryetarit të subjektit më të madh opozitar, pjesëmarrjen në emisionin që e drejton”, thuhet në kumtesën e VV-së.

    Vetëvendosje akuzoi televizionin publik se po merr vendime në të mirë të partive që janë në opozitë, e që sipas tyre janë “Klani Pronto”.

    “Kjo tregon që në fakt vendimet “personale” të kryeredaktorit Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliut, njësoj sikur edhe ato të drejtorëve Mentor Shala dhe Mufail Limani, janë vendime të klanit pronto, që ekzekutohen nga shërbyesit e tyre në RTK”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Partia e cila udhëhiqet nga Visar Ymeri është ankuar se në RTK, “liderët e subjekteve tjera politike të Kosovës kanë zhvilluar së paku dy intervista në muaj”, për dallim nga subjekti i tyre që nuk e ka zhvilluar asnjë të tillë.

    “Së paku tash e dy muaj, VETËVENDOSJE!-s i mohohet e drejta për hapësirë në RTK, ndërkohë që udhëheqësit e subjekteve në pushtet, brenda këtyre dy muajve kanë zhvilluar intervista në këtë medium së paku nga dy herë secili”, thotë Vetëvendosje.

    Vetëvendosje ka ftuar Këshillin e Pavarur Medial dhe Asocicaionin e Gazetarëve të Kosovës që të reagojnë ndaj kësaj situate. /Insajderi.com 

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark