Vetëvendosje reagon pas kritikave, thotë se ambasada e Gjermanisë ka rënë në lajthitje të "lajmeve të rreme" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje reagon pas kritikave, thotë se ambasada e Gjermanisë ka rënë në lajthitje të “lajmeve të rreme”

    Insajderi
    29 July 2025 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka kundër-reaguar mbi reagimin e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, e cila kritikoi partinë në pushtet mbi propagandën e bërë për realizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit.

    Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Arlind Manxhukaj, thotë se fotografia e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje është marrë nga një medium. Manxhukaj tutje aludon se ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka “shtresëzuar mbi lajme të rreme”, shkruan Insajderi.

    Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com.

    Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.

    Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve“, thuhet në shkrimin e Manxhukës.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me politizimin që Lëvizjes Vetëvendosje i bëri dërgimit të një njësiti të specializuar të FSK-së në veri për qëllime humanitare.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar komunikatë për media në lidhje me politizimin që Lëvizjes Vetëvendosje i bëri dërgimit të një njësiti të specializuar të FSK-së në veri për qëllime humanitare.

    Ambasada thotë se brenda mandatit të KFOR’it, FSK kalon në veri për qëllime humanintare, siç ndodhi sot për të gjetur trupin e një 33-vjeçar që vdiq në Ujman.

    “Deklaratat e aktorëve politikë që e paraqesin këtë mision si “operacioni i parë i FSK-së në veri të Kosovës” keqinterpretojnë qëllimin dhe frymën e vendosjes. Po aq shqetësuese janë akuzat për imazhe të manipuluara – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar një narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të shkëpusin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, thuhet pos tjerash në reagim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark