Dita e sotme është heshtja zgjedhore në të cilën kandidatët për deputetë dhe partitë nuk kanë të drejtë të bëjnë fushatë zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen ditën e nesërme.
Mirëpo, këtë rregull të Këshillit Qendror Zgjedhor, e ka thyer Lëvizja Vetëvendosje.
Lajm për Insajderin e ka konfirmuar, Adnan Konushevci, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Heshtja zgjedhore ka filluar që nga ora 00:00, mbrëmë me datë 04.10.2019. Duke ju referuar nenit 3 dhe vendimit të Komisioni Qendror Zgjedhor”, tha Konushefci për Insajderin.
VV disa orë më parë, ka publikuar pamje nga tubimi i mbrëmshëm që u mbajt në sheshin e Prishtinës.
Njëjtë ka vepruar edhe kryetari i partisë, Albin Kurti. Në profilin e tij është shpërndarë një pamje nga fushata e mbrëmshme./Insajderi.com/