"Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin ose të shkojë në zgjedhje të reja" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëvendosje të ndryshojë kandidatin ose të shkojë në zgjedhje të reja”

    Insajderi
    09 June 2025 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ngërçi politik në vend vazhdon, ndërsa Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Në këtë situatë, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, i cili ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndërmarrë hapa konkretë për zhbllokimin institucional.

    “Katër muaj pas zgjedhjeve, 56 ditë tentim i dështuar për konstituimin e Kuvendit”, ka shkruar Kryeziu në Facebook, përcjell Insajderi.

    Sipas tij, si partia e parë në zgjedhje, VV nuk duhet ta mbajë Kuvendin të bllokuar, nëse nuk po arrin të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar institucionet.

    “Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nëse nuk po arrin të sigurojë një shumicë parlamentare për të formuar institucionet, nuk do duhej të vazhdojë ta mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit me pretendimin se duhet t’i votohet kandidati i saj për Kryetar Kuvendi pa pasur mbështetjen politike të nevojshme”, shkroi ai.

    Kryeziu thotë se VV duhet të bëjë një lëvizje të përgjegjshme politike për të dalë nga ky ngërç, qoftë përmes ndryshimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, apo përmes dakordimit me partitë e tjera për zgjedhje të reja.

    “VV-ja tashmë duhet të bëjë lëvizjen e përgjegjshme politike dhe të domosdoshme për të zhbllokuar ngërçin institucional, të ndryshojë kandidatin, duke propozuar një emër që mund të marrë mbështetje edhe nga partitë tjera, si hap i zhbllokimit dhe konstituimit të Kuvendit. Ose të ulen me subjektet e tjera politike për të arritur një dakordim për të quar vendin në zgjedhje të reja, duke e kthyer legjitimitetin dhe vendimmarrjen tek qytetarët”, tha drejtori i KDI-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark