Vetëvendosje uron Majlindën, kritikon Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje uron Majlindën, kritikon Qeverinë

    Insajderi
    08 August 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje uron Majlinda Kelmendin për medaljen e artë, e cila është medalja e parë olimpike për Kosovën.

    “Ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për dashamirët e sportit, por për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje.

    Vetëvendosje thotë se pjesëmarrja e sportistëve tanë në Rio 2016 pa dyshim se është shans për ta që ta avancojnë sportin tonë, por shton se mbetet shqetësuese mungesa e përkrahjes për sportin nga Qeveria jonë.

    “Dëshirojmë të urojmë edhe sportistët e tjerë të Kosovës që po marrin pjesë në këto lojëra olimpike, duke iu dëshiruar suksese, dhe gjithnjë duke besuar që në të ardhmen të bëhet me shumë për sportin, e veçanërisht në drejtim të unifikimit të ligave dhe bashkëpunimit mes federatave në nivel kombëtar. Kjo do të ndikonte në rritjen e cilësisë së sportit dhe në suksese më të mëdha të sportistëve tanë”, përfundon komunikata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark