Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik të shtunën në mëngjes para burgut të Lipjanit, nga ku është bërë thirrje për lirimin e aktivistëve të cilët janë arrestuar si të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Deputetja Donika Kadaj-Bujupi theksoi me këtë rast se mbajtja në paraburgim e aktivistëve është padrejtësi ndërsa edhe një herë theksoi qëndrimin e Vetëvendosjes së rasti është i montuar nga pushteti.