Vetëvendosjen e braktis edhe një deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosjen e braktis edhe një deputet

    Insajderi
    06 December 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër deputet ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje. Fitim Uka, ka njoftuar se mbrëmë ka pasur seancën e tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar edhe fundin e rrugëtimit të tij politik.

    Uka përmes një shkrimi në “Facebook” shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që ka marrë gjatë karrierës së tij dhe falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi të vështirë dhe të pasigurt.

    Në reagimin e tij, ai kërkoi gjithashtu ndjesë për çdo rast kur nuk ka arritur të përfaqësojë denjësisht qytetarët dhe mbështetësit e tij.

    Ai u shpreh se është duke u larguar nga politika dhe do të përqendrohet në pasionin e tij për psikologjinë dhe mësimdhënien.

    “Po ua lë juve vlerësimet dhe disa të tjerëve (para)gjykimet, ndërsa mua më duhet kohë për të reflektuar mbi këtë përvojë dhe mësimet e nxjerra,” shkroi Uka.

    Në fund ai ka shkruar “P.S. Përgjigjet më të mira i marrin pyetjet që nuk shtrohen!“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark