Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi një 38 vjeçar u gjetë pa shenja jete në dje në Çagllavicë, shkruan Insajderi.
Të arrestuarit dyshohen për shtytje në vetëvrasje të viktimës, ndërkohë një person i tretë tashmë është vënë në kërkim nga policia.
Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje Policia e Kosovës.
“Graqanicë / 14.05.2024-07:00. Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.