Vetëvrasje me armë zjarri në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvrasje me armë zjarri në Pejë

    Insajderi
    15 September 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi merr vesh se pak orë më parë në Pejë ka ndodhur një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

    Një burrë mbi të 50-tat dyshohet se me një armë zjarri, pushkë të gjatë, në një banesë në qytet, ka qëlluar veten për vdekje.

    Motivi ende nuk dihet, por Prokurori i Krimeve të Rënda në Pejë, Ersan Qavolli, i kontaktuar nga Insajderi, ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.

    “Bashkë me njësitet relevante policore jemi në vendin e ngjarjes. Po mbledhim provat, ndërsa kam lëshuar autorizimin edhe për kryerjen e autopsisë, por në këtë fazë nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë Qavolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark