Vetëvritet adoleshentja, dyshohet se shkaku ishte gjendja e vështirë ekonomike e familjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvritet adoleshentja, dyshohet se shkaku ishte gjendja e vështirë ekonomike e familjes

    Insajderi
    27 June 2022 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pa bërë ende 17-vjeçe një vajzë në lagjen “Shën Koll”  në  Elbasan i dha fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.

    Vajza jetonte së bashku me nënën dhe dy motrat e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa babai kishte ndërruar jetë dy vite më parë.

    Mendohet se shkaku kryesor i aktit të rëndë ka qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën familja jetonte.

    Megjithatë policia dhe eksperte të prokurorisë janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vetëvrasjes së adoleshentes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark