Vetëvritet kosovari pasi plagoi rëndë një grua serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vetëvritet kosovari pasi plagoi rëndë një grua serbe

    Insajderi
    04 March 2025 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën në mëngjes, pak pas orës 6:35 të mëngjesit, në Policinë Kantonale të Solothurnit u raportua se një burrë kishte plagosur rëndë një grua në një pronë në Gerlafingen dhe më pas i kishte marrë jetën vetes.

    Në bazë të këtij raporti, një kontingjent i madh i punonjësve të emergjencës dhe shpëtimit shkuan menjëherë në Gerlafingen, ku u konfirmua raporti fillestar.

    Në vendngjarje janë gjetur një grua 41-vjeçare, e plagosur rëndë dhe autori i dyshuar i plagosjes, i cili tashmë kishte vdekur, shkruan blick.ch. Gruas ju ofrua kujdes i menjëhershëm mjekësor nga shërbimet e urgjencës dhe nga një ekuipazh i Rega si dhe më pas u dërgua në një spital në gjendje kritike me një helikopter shpëtimi.

    Ata njiheshin me njëri-tjetrin

    Policia dhe Prokuroria Publike në kantonin Solothurn filluan menjëherë hetimet për krimin, motivin dhe shkakun e vdekjes. Sipas njohurive të deritanishme, viktima (shtetas e Serbisë) dhe autori i dyshuar, një kosovar 51-vjeçar, njiheshin me njëri-tjetrin, përcjell albinfo.

    Përveç shërbimeve të ndryshme speciale nga Policia Kantonale e Solothurnit, në detyrë ishin edhe shërbimi i shpëtimit, një ekuipazh Rega, zyra e prokurorit publik kantonal të Solothurnit, punonjës të një instituti për mjekësinë ligjore dhe një ekip kujdesi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark