Një refugjat sirian, i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në aeroportin e Berlinit, është vetëvrarë në qelinë e tij në Lajpcih, thanë zyrtarët gjermanë.
Ministria e Drejtësisë e landit të Saksonisë tha se Jaber al-Bakr është gjetur i vdekur dhe se hetimet kanë nisur.
Al-Bakr, i cili ka arritur në Gjermani si refugjat, është arrestuar në një banesë në qytetin Lajpcih, mëngjesin e së hënës, shkruan rel.
Al-Bakr ka kërkuar ndihmë për sulme nga një sirian tjetër, i cili ka alarmuar policinë.
Që prej arrestimit, Al-Bakr, 22 vjeç, ka qenë në grevë urie, ka raportuar gazeta Der Spiegel.
Autoritetet besojnë se ai ka pasur lidhje me grupin militant Shteti Islamik.