Veton Berisha pas takimit me Kurtin: Nuk kemi vija të kuqe, duam të jemi pjesë e vendimmarrjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veton Berisha pas takimit me Kurtin: Nuk kemi vija të kuqe, duam të jemi pjesë e vendimmarrjes

    Insajderi
    03 April 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në kërkim të votave, për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit. Ai është takuar sot me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, e cila do të jetë pjesë e Kuvendit.

    Kreu i saj, Veton Berisha para mediave ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti në formimin e Qeverisë së re. Ai tha se para Kurti shpalosën programin qeverisës të PLE-së, dhe në qeverinë e ardhshme presin të bëhen pjesë e politikave vendimmarrëse, transmeton Insajderi.

    Ai tha në një moment tjetër do të diskutojnë se a do të jenë pjesë e qeverisë apo jo.

    “Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në Kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne normalisht i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare, me marrë përgjegjësi. E Dorëzuam programin e partisë dhe ka mbetë që ditët në vijim të kemi takime prapë. Ne do të jemi në Kuvend ditën kur mbahet seanca konsisutive, ndërsa për qeverinë e presim një moment tjetër kur jemi të gatshëm”, tha Berisha para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark