×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Veton Nurkollari pjesë e jurisë së festivalit të dokumentarëve në Rumani

    Insajderi
    18 October 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veton Nurkollari, ish drejtori i festivalit “DokuFest” në Prizren, do të jetë sivjet një prej anëtarëve të jurisë në Festivalin më të madh të dokumentarit në Rumani, “Astra Film Festival”.

    Ky festival ka filluar mbrëmë me premierën e “Sieranevada” nga regjisori rumun Cristi Puiu, i cili është edhe filmi i nominuar nga Rumania për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë Oscars 2017.

    Pos Puiu dhe Nurkollarit, emra të tjerë si kritikja e filmit Claire Aguilar, Martichka Bozhilova – Drejtoreshë e Qendrës Evropiane për Dokumentarë apo Vlad Petri – regjisor, janë pjesë e jurisë së këtij festivali që do të zgjasë deri me 23 tetor, shkruan Kult Plus.

    Nurkollari është kurator i DokuPhoto, një ekspozitë e përvitshme brenda vetë Festivalit, i cili është ndër kryesorët në Ballkan. Ai është anëtar i bordit në Qendrën Evropiane për Dokumentar dhe një ndër përkrahësit e Albanian Cinema Project.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark