Veton Surroi del kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Veton Surroi del kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës

    Insajderi
    07 February 2022 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe publicisti Veton Surroi ka komentuar projektin e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë në kohën e qeverisjes së Rexhep Mitrovicës.

    Veton Surroi, i cili është djali i Rexhai Surroit, funksionarit të Kosovës komuniste në ish-Federatën Jugosllave, ka publikuar një fotografi në të cilën Xhafer Deva shfaqet në shoqërinë e një oficeri të Vermachtit gjerman dhe një ish-lideri çetnik serb.

    “Një oficer i Vermaktit [Forcave të Armatosura të Gjermanisë Naziste, v.j] me dy kolaboracionistët: liderin çetnik Kosta Peçanac dhe Xhafer Deva. Podujevë/ 1941”, shkroi Surroi.

    “Kosova e pavarur, ishte ndërtuar me vuajtje, por përfundimisht si një fitore kundër anti-fashizmit, forcës Transatlantike që triumfoi mbi këtyre në fotografi”, tha Surroi, në një reagim në Twitter të martën.

    Politikani nga Mitrovica, Xhafer Deva, ka marrë vëmendje tash, gati 44 vjet pas vdekjes së tij.

    Pas gjithë kësaj kohe, Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër ta restaurojë shtëpinë e dikur ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë.

    Por, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar me shqetësim pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, duke treguar se ai kishte qenë bashkëpunëtor i nazistëve që e kryen Holokaustin, gjenocidin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    “Shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i SS famëkeq Skënderbeg Div. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas #MbroFaktet”, ka shkruar Rohde.

    Projekti i MKRS-së është paraparë të përfundojë në fund të këtij viti. Kostoja e restaurimit është paraparë të jetë 300 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark