Një person rreth moshës 20 vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Prizren.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tregoi se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe shoferi i veturës.
Sipas tij deri te vetaksidenti ka ardhur pasi që shoferi duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura
“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhur se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i policisë dhe zjarrfikësit.