14 vjeçarsha është shkelur nga makina derisa po ngiste biçikletën në në Dobërdelan të Suharekës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pasdite.
Një 14-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete të shtunën mbrëma në Dobërdelan të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se rastin për merret njësia e trafikut rajonal.
/Insadjeri.org/